LARASKAT E DIPLOMACISË


LARASKAT E DIPLOMACISË
Apologjia ime përpara diplomacisë tartare
Vazhdimësi e shkrimit "Diplomacia e frikës" ose: Dashuria që buron nga frika është hipokrizi.
KOLEC TRABOINI
Boston

Është e dyta herë që mbetëm i zhgënjyer e thuaj i shokuar nga diskursionet e z. Kreshnik Çollaku, zevëndësambasador i Shqipërisë në Amerikë, së pari se këto diskursione janë me tepër gricje ordinere, aspak etike, por krye kreje fort të squllta edhe në pikpamje diplomatike, siç e kërkon sëra e lartë e përfaqesuesve të qeverisjes së sotme, madje diç më e lart, për nga ofiqi edhe se vetë Konica i madh, që fundja ishte thjeshtë një konsull e jo ambasador, anipse për një kolos të mendimit e atdhetarizmës ishte fort e vogël karrikja e një konsulli.
Më dërgon ky titullar i lartë dy letra ordinere, sa thua diplomacia ka rënë në duar të njerëzve që nuk dinë as të hartojnë një kartë të thjeshtë mirë e bukur në gjuhën shqipe e sa për finesë diplomatike, lëre mos e nga, se diplomacia jonë shqiptare, vetëm emrin e ka të bukur, se ja, fjala diplomat, diplomaci, me rrënjë në fjale të huaj e që tingllojnë gjithësesi moderne, janë të lakmueshme, paçka se gjykimi e punët, mentaliteti në përgjithesi, janë si në kohën e hyqymetit osmanlli. Se edhe atëhere ka patur diplomaci. Nuk ka filluar diplomacia në vitin 1992.
Duke u përpjekur ti spjegohem për llogarinë që më kërkon, diplomati ynë i lartë, mbi botimin e shkrimit tim "Diplomacia e frikës" në gazetën "Ndryshe" në Tiranë, dua t'i sjell me dije se, si person, në asnjë rast nuk kam vënë dorë në korespondencen tij private, siç diplomati pretendon e çfarë, po të qe e vertetë, është e natyrshme që do të përbënte një incident diplomatik!!!. Aq më tepër për faktin se unë jam, jo vetëm shtetas shqiptar, por edhe qytetar amerikan, e jetoj në këtë vend prej 13 vjetësh, e mund të ndodhte që SHISH-SHIU alios SHIKU, e qeveritarët e sotëm, që kanë qënë po ashtu qeveritar-mjeranët e djeshëm, do të hapnin dosjet e 97-tës e do të riakuzonin amerikanët se po merren me spiunazhe ndaj ambasadave të tyre. Se edhe për Gerdecin qeveria e diplomatit tonë Çollaku, të gjitha anatemat i drejtoi pertej oqeanit, sikur ua ndezi bombat luftarake (me kapacitet sa gjysma e bombës atomike që u hodh në Hiroshima) Amerika. Harrojnë këta se bombat luftarake i detonoi bomba e korrupsionit, që u fry e u fry në mënyre aq monstruoze në pangopsinë e fitimit, sa nuk mund të mos pëlciste, por veç, nuk i vrau bomba qeveritarët honxho-bonxho siç shkruante Mihal Grameno, por vrau e masakroi fshatarët e thjeshtë, gratë e fëmijët, njerëzit që punonin për një çapë buke. E këtë bombë korrupsioni e perkedhelte me dashuri ministri ynë i Mbrojtjes… kundër korrupsionit, “i ndershmi e i urti” me xhepa të mufatun Fatmir Mediu, miku i pronarit të Ferrit të gjallëve, Delijorgji. E për të gjitha këto i ka fajet Amerika…Na ruaj zot mendjen e kokës, oj diplomaci.
Megjithatë le ta lëmë aktualitetin tragjik korruptiv e vrasës, për të vazhduar me apologjine time përpara diplomacisë tartare. Kurrë pra nuk jam marrë me zbulime sekretesh diplomatike, as me spiunazhe. As në diktaturë e as në demokraci. Fakti që nuk më kanë afruar kurrfarë funksioni a nënpunësimi, sado të vogël, asnjëra nga partitë, verteton katërcipërisht pastërtinë time. Sepse nuk ka mbetur spiun sigurimi pa marrë një kolltuk a një funksion diplomatik. Këto ditë, mbas 17 vjetësh demokraci, na doli se edhe Qemal Sakajeva, këshilltari e miku i kryeministrit Berisha që në kohën kur kanë qënë të dy komunistë të Enver Hoxhës, na paska qënë në mënyrë të dokumentuar, agjent sigurimi. Një spiun i fëlliqur pra, çfarë e bën pleh reputacionin publik të qeveritarëve të sotëm, ku ka gjetë fole edhe spiuni i dokumentuar në shtypin e Tiranës, zogisti Ekerem Spahia, i cili paturpësisht qëndron si zevëndës ministër. Çfarë turpi! Thuaj pastaj që Shqiperine nuk e sundojnë spiunët e mafia. Aq më tepër ky problem ndërlikohet, kur peshorja e spiunazhit rëndon më tepër nga krahu diplomacisë se sa i shoqërisë civile. Është si rregull i pa shkruar që tre të katërtët e nënpunësve të ambasadave janë spiunë sherbimesh sekrete, ashtu si në Shqiperi të paktën gjysma e pushtetarëve, politikanëve dhe të funksionarëve, duke përfshirë edhe deputetët kanë qënë agjentë të sigurimit gjakatar komunist, ose më e pakta janë bij kriminelësh të diktaturës.
Shtoj se nuk jam marrë a merrem as me afera partish politike mafioze, të cilat e kanë kapluar shtetin e sillen me popullin e vet, as më pak e as më shumë, por si të ishte një popull i huaj e këta qeveritarë janë gjeneralat që e kanë pushtuar e robëruar atë.
Nga ky vend lirie ku jetoj e ku pushtetarët e politikanët janë fort të miresjellë me popullin e vet, kam mësuar mjaft gjëra të dobishme, ndër të cilat të respektoj jeten personale të njerëzve, të merrem vetëm me veset e cilësitë negative që e dëmtojnë një shoqëri e një popull, por kurrë në aspekte intime të jeteve njerëzore, madje as të atyre që janë persona publik, si rasti i sërës të nderuarit diplomat të lartë të qeverisë, Kreshnik Çollaku.
Të jetë i qetë ky diplomat me angazhimet e mëdha që ka, e, edhe më tej të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e vet për të shkruar privatisht çfarë të dojë e kujt të dojë, se kjo “privaci” tij, siç shkruan në letrën që më dergoi, në asnjë rast nuk do të përbëjë interesimin tim. Edhe sikur rastësisht të dërgojë i nderuari diplomat, "vrong uej", tek adrese-maili im një letër, të jetë i bindur se do ta asgjësoj, madje pa e lexuar. Nuk i lejoj vehtës një luks të tillë që të hyj në intimitetin e tjetërkujt, kushdo qoftë ai e për çdo shkak, qoftë ky dhe armiku im. Ajo çfarë më intereson në rastin e një diplomati shqiptar në Amerikë, nuk është çfarë bën ai pas pune e me kë drekohet e darkohet, por vetëm mendimi dhe veprimtaria e tij dhe e çdo diplomati tjetër si persona në funksion publik. Kjo sepse janë përfaqesues te atdheut, që fundja nuk është vetëm atdheu i atyre që e mjelin si të babëzitur nga karrriket e pushtetit, por edhe atyre që e duan atdheun pa përfitim. Nuk besoj se është nevoja ti kujtoj një personi që paguhet për të bërë punën e diplomatit, thënien e Xhon Kenedit, se jo të pyesim çfarë na jep atdheu, por çfarë unë i dhashë atdheut sot.
Pretendimet e funksionarit të lartë të ambasades shqiptare në Amerikë dhe akuza që më bën nga pozita zyrtare, mua si gazetar për një “krim moral”, tregon se në çfarë mjedisi rrojnë e çfarë mentaliteti kanë punojnësit e diplomacisë, që mjerisht si në kohën e Hoxhës edhe sot e kësaj dite, ambasadat janë kthyer në fole pëllumbash për farë e fisin e miqtë e lëng stërlëngun e qeveritare të Tiranës, të cilët darovisin pa hesap tarafin e vet sapo marrin pushtetin, sikur ta kishin atë mall të babait.
Sqaroj opinionin publik se letra e zëvëndësambasadorit shqiptar, që unë e quaj një manual ordiner këshillash foshnjore, ka qarkulluar në internet, dhe unë nuk kam rëndur pas asaj letre, nuk ka qënë e nevojshme ta bëj këtë gjë, sepse më ka ardhur prej forumit publik ku unë marr pjesë me diskutimet e shkrimet e mia. Alibia e tij se gjoja nuk e di se si ja kane grabitur arkivin “privaci”, pra leter-mesazhin që i ka dërguar një zonje, nje mikje, është një gjë që i takon atij ta zgjidh e ti shkojë punës deri në fund, sepse mua nuk më intereson se kë ka mike, kujt i shkruan e çfarë i shkruan diplomati yne. Ajo çfarë di është se letra ka një përcjellje me shënimin se i bëhet publik komunitetit shqiptar, via internet, me lejen e z. Çollaku. Nëse kërkon ky zotëri origjinalin e letres, bashkë me shënimin shoqërues të mikës së tij, mund ta gjejë fare lehtë duke klikuar në Google( gugëll), por a duhet unë, një mergimtar prej 17 vjetësh, ti kujtoj një diplomati të lartë të vendit tim se në botën moderne të internetit ka edhe kërkues që të sjellin informacione të pafundme. A duhet ti them unë gjithashtu se kush jam, se kështu më shkruan, “nuk të njoh” kur të paktën që nga viti 1995 e këtej në komunitetin shqiptar, unë jam një prej zërave më aktiv dhe, në gazetën shqiptaro amerikane“Illyria” në Nju Jork, por edhe në shtypin shqiptar, kam botuar me qindra shkrime. Si nuk i paska rënë në sy këtij dipomati të paktën shkrimi im i fundit botuar në Shqipëri e internet e që pati jehonë “Noli përballë Janullatosit” ku ngre problemin e kthetrave greke që po zgjaten gjithandej në jetën shqiptare, nuk e di diplomati se është bërë festimi i 100 vjetorit të Kishës Shqiptare të cilën e provokoi dhe fëlliqi me praninë e tij agjenti i rafinuar grek, që më shumë se zotit, i është përkushtuar linjave e grupimeve antishqiptare. Apo është jashtë interesave e vemëndjes së tij lëvizja e Kalit të Trojes greke me veladon, si dhe jeta e komunitetit shqiptar. A nuk e lexon ai, diplomati i lartë të vetmen gazetë të shqiptarëve në Amerikë?! Apo më keq, mos o zot, ai njeh vetëm picaxhitë dhe pronarët e restoranteve në hapsirën Nju Jork, Uashington, ku shumë diplomatë shqiptarë, të paktën që këtu e 17 vjet, shtrohen nëpër dreka e darka, ku ka edhe koncerte folklorike, pa patur ndonjë detyrim për të futur ndonjëherë dorën në xhep.
Mjerisht një diplomat shprehet as më pak e as më shumë, por si një personazh i dramës “Cuca e maleve”, i cili, kur hetuesi e pyeste në qeli, duke qënë se çfarë kish thënë deri atëherë nuk ja kishin marrë për të vertetë, më së fundi hoqi dorë nga mbrojtja e i mjeri fshatar thoshte vetëm dy fjalë “ Nga padija z. Hetues”. Ka mbetur proverbiale kjo shprehje. Nga padija.
Për të mos lënë përshtypje jo te mirë tek lexuesi, ishtë e mira, si diplomat titullar që është, ta krehte sadopak jo vetem shkrimin por edhe qendrimin e vet aspak diplomatik e diturak. Po nuk kam ndermend te perpiqeni tia plotesoj "mos njohjen a mos dijen" sepse ajo është punë e tij, se fundja" për të ditur" paguhet nga shteti me parat e taksapaguesve shqiptarë.
Dua ta mbyll këtë reagim apologji para diplomacisë tartare, me një shprehje që Asdreni ynë i madh, nga Bukureshti, pas një përplasje që pati me kasnecët honxhobonxho diplomatikë të Qeverisë së Zogut( edhe këta që qeverisin në kohë të reja zogj janë ), i shkruante një bashkëfshatari të tij në Drenovë "Nuk dua dëshmi patriotike nga laraskat!"
E pse ti donte ato dëshmi njohje a mirënjohje nga laraskat e diplomacisë, Asdreni?!
Edhe pa to, Asdreni ishte e mbeti Asdren. Konica, anipse gjysëm shekulli i mohuar, gjithashtu. I zura në gojë se këta të dy kanë dhënë kontribut në fushë të diplomacisë shqiptare. Kryekreje ishin punëtorë të mendjes e puna e mendjes e anashkalon çdo qeverisje apo parade sharlatane nënpunësish që perjetësisht janë të destinuar të shuhen në mosdije e me pas mosnjohje e... harrim.

Dallkauket me Flamur



Dallkauket me Flamur

"Posi.... u ba Shqipnija. Dalin te marret e vikasin rrnofte Shqypnia! Ti i mencem pergjigje tue bertit ne kupe te qielles : Rrnofte, po, e shpejt me porosite flamuj. Na shkyeju rrnofte, e ti shit, ban pare tue tregtue mbi ndiesit tona." (Ernest Koliqi: Tregtar flamujsh).

Nga Kolec Traboini

Ka nje dallgedisje e tollovi te madhe neper festa kombetare. Paraqiten ne krye te festimeve ca njerez per te cilet cfare te flasesh, nje tufe megallomanesh qe atdhetarine e kane si disingtiv. Po kjo jo vetem ne Shqiperi ku parallijte, qe i kane mbushur xhepat me para droge, prostitucioni, kontrabande e korrupsioni e kane dyqane e hotele ne cdo skute, por edhe ne Diaspore, ku emigrantet e nxjerrin jetesen me djerse e mundime, shfaqen ca individ qe mbahen si te ishin bej katundi ne kohe te Tanzimatit. Me bej nene qe te ngjaj, tepke si ne Shqiperi. Kur shoh se si spekullohet, se si organizojne ca darka me nga 70-80 e 100 e kusur dollare per nje kembe pule ne tryeze, sepse tre te katertat e bilietes ja hedhin xhepit, me vjen te peshtire, me kujtohet ai krijimi qe s'ka vdekje i Ernest Koliqit "Tregtare flamujsh" e u them sikter darkave me ahenxhe si ne kohe te Turqise se vjeter. Me mire pi nje gote vere ne familje, ve flamurin ne balkon te shtepise time qe eshte buze nje bulevardi ne Boston dhe jam me i kenaqur edhe une , edhe flamuri, por edhe bostonianet qe kalojne perketej dhe e perkedhelin me sy.
Me vine nje dite nentori me vranesira ca honxho bonxho, sic thoshte i madhi Mihal Grameno, qe i kam quajtur perndryshe edhe takem i ri ne qytet te vjeter, patriot me bateri sic thone ne Prishtine, e me thone keta vurcanjare qe te vish ne qender te Bostonit se do te ngreme Flamurin.
Une ne fakt mbaja nje flamur te madh ne dore e do ta vija ne balkonin e shtepise sime, sic bej pervit, sic ben edhe miku im Sotir, qe ngre Flamurin njeqindvjecar te gjyshit te vet, te madhit Josif Pani nga Dardha, mikut me te mire te Faik Konices ne Amerike. Mesa duket menduan se isha i pergatitur te shkoj pas tyre e te beja rrumba tumba ne Copley Square ne mes te Bostonit.
- Po cilin Flamur?- i pyeta- Se Flamurin e ngre Bashkia, kryetari, italiani Tomas Menino sic ben per te gjithe komunitetet. Ju pse po doni ta personalizoni sikur e ngrini ju, si te ishit Ismail Qemalat e Amerikes?!
Ata nuk m'u pergjigjen vec rrinin si guake, se mendjeshkurter jane. Ju ka ba mendja dollare. Ju ktheva:
- Shkojeni e ngrijeni se une vije pak me vone se nuk me pelqejne rremujat. Sa te ngre kete Famurin tim ketu ne ballkon.
- Te ndihmojme ne - u nguten, e zgjaten duart te me rrembenin Flamurin.
Por nuk i lashe. Saken se ma prekni Flamurin me ato duart tuaja te felliqura, u thashe e bera per me tutje.
- Ikni, se e ngre vete, - vazhdova jo pa shpoti.- Ne shtepine time Ismail Qemal jam une e jo ju!
Thartuan fytyren.
Kur e pashe se po ikin me bisht nder shale dhe sec mermerisnin kunder meje, me hipi ne koke e u thirra:
- Une nuk vij fare!
Ne fillim u fandaksen. Si te mos veja fare kur ata ngrinin Flamurin. Bah! Pastaj si hilanjoz qe jane, menduan se me zune si miu ne dhokan.
- Turp!-me thane .- Je dhe bir patrioti qe ka derdh gjak per kete Flamur, qe ka luftuar krah per krah me Ded Gjo Lulin. Po ti paske qene tradhtare i babes tend, more, po ne te dinim per atdhetar te madh, ndaj erdhem.
Menduan se me groposen se gjalli dhe i lane duart me mua.
- Po dale bre, mos u ngutni,- ua ktheva. - Une nuk thashe qe nuk vij fare ne Copley Square.
- Atehere do te vish? - ndrruan ceren atdhetaret me bateri duke u qetesuar.
- Do te vij per ta ulur!
Sikur ra bomba. U hodhen perpjete sikur t'i kish pickuar zekthi ne te prapme .
- Ti qenke cmendur fare - m'u hakerryen.- Ke rrjedhur!
- Nuk jam cmendur e as kam rrjedhur ore, jo. Por sikur une te mos e ul, cfare do ngrini ju vitin tjeter, pa me thoni!... Se Flamurin do ta grise era, do t'a kalbe shiu e bora, se rrobe eshte de, jo shajak per gune bariu. As per darken qindollareshe qe keni sajuar mos me prisni, se nuk kam ndermend te cpoj xhepat e mi per te mbushur te tuajat.
U skuqen si spec i kuq djeges e mu be se Flamuri im qe kisha ne duar, u zverdh nga qe nuk i duronte dot ata dallkauke e delenxhinj qe shtiren si flamurtar. Pa le kur do te shkruanin ne gazeten e komunitetit se Dadani me Kamkamin e Zejnepja me Peqe Lepen e kane ngritur Flamurin ne Boston, ne Nju Jork, ne Detroit, ne Cikago e kah mos. Por edhe ne Vikipedia do te shkruajne pa hesap qe ta dije historia e brezat qe do vine se kush jane Flamur- tartaret e Diaspores shqiptare te ketij fillim shekulli. Ja keshtu shkruhet e pershkruhet historia nga llaskandraqet e etur per lavdi. Keshtu shkruhen e pershkruhen edhe meselete me Flamurin.
E kush e di cfare dhembje ndjen i shkreti Flamur, kur bie ne dore banditesh, zuzaresh, mashtruesish, megallomanesh, ne duart e kacabujve te atdhetarizmit, qe gelojne si brumbuj bajge, qe kane krijuar tarafe, qe e quajne njeri tjetrin "burra te medhej", cfare Nolit e Konices me kursim ua thone.
E po nuk bere si thone e si duan ata, egoistet lavdimedhenj, te bejne gjemen, te gozhdojne si Krishti ne ca hartime moralistike ne gazeten e komunitetit, te shpallin armik, te nxjerrin edhe nga ato paloshoqatat te shpifura rapsodike qe ka me vandake ne Amerike, apo nga ca lista pseudogazetaresh ku neveritshem i perkedhelin bishtin njeri tjetrit...
A nuk bente edhe Enver Hoxha keshtu?! Por Enver Qafiri i bente bemat e veta ne Shqiperi ku nuk kish liri e as drejtesi, po keta kallam-kusur-kallamaret tane i bejne ne Amerike.
Lum si kombi yne qe i ka lindur, por lum edhe Amerika, te ciles i polli groshi me dallkauket, shoqatamaniaket dhe mashtruesit me flamur.

DIPLOMACIA E FRIKËS

DIPLOMACIA E FRIKËS

Dashuria që buron nga frika është hipokrizi.

nga KOLEC TRABOINI

Nuk besoj se është ndonjë gjeder i madh që në një forum interneti, madje edhe në shtypin e përditshëm a periodik, të flasim e shprehim mendime se përse jemi për këtë apo atë kandidat për president në Amerikën ku jetojnë e gëzojmë statusin e qytetarit, ku punojmë e paguajmë taksa, me të cilat mbahet në këmbë shteti dhe administrata, prandaj ndërhyrja e zëvëndësambasadorit shqiptar Kreshnik Çollaku me një manual këshillash që më shumë shprehin frikë se sa orjentojnë, na u shfaq si rrufe në qiell të kthjellët. Demokracia ku jetojmë e krijon hapsirën e meditimit dhe të shprehjes publike, ndaj nuk e shohim me vend kurrfarë shqetësimi. Duke qënë votues, nëse si shqiptar shprehim një mendim, që aksh kandidat nuk na pelqen, ky deklarim qoftë dhe publik, nuk mund të konceptohet në mënyrë absurde si frymë antiamerikane, as antishqiptare siç e komentojnë disa individ në debatet e internetit. Gjithashtu preferenca e hapur për një parti a një tjetër nuk ka pse të cilësohet si dashuri idiote. Kushdo që kerkon të imponojë e jo të bashkëbisedojë, bie në dashuri me intolerancen. Këtë duhet t’a kuptojmë si një prej elementeve të demokracisë ku jetojmë e që konsiston tek toleranca për mendimin e tjetrit, për mendimin ndryshe... Këtu ka senatorë demokratë si Xhon Kerri që është nga shteti i Masachusets, që doli publikisht mbështetës i Barak Obamës nderkohe që ky shtet me shumicë votoi për Hillari Klintonin. Pra senatori doli zbuluar përpara votuesve të vet dhe e ka problem rizgjedhjen në Senat, sepse në elektorat ka humbur mjaft pikë, e megjithë nuk ngurroi të dalë në kahjen tjetër të opinionit. Deri këtu konformë demokracisë jemi. Prandaj nuk ka pse të druhemi që të flasim për gjëra që na pelqejmë, në një forum të lirë interneti apo qoftë dhe gazetë. Komuniteti shqiptar nuk është qeveria shqiptare apo parlamenti që nxjerr rezoluta, prandaj dhe nuk e kuptoj fare këshillën e dërguar me shkrim via internet, disi si kambanë alarmi, që funksionari i Ambasadës Shqiptare në Amerikë, ka formuluar e përcjellur në internet duke dhënë këshilla “mençurie” se si duhet të sillet komuniteti shqiptar në zgjedhjet presidenciale. Të lë pa mend kjo ndërhyrje. Shyqyr që shtypi amerikan nuk i kushton pikë rëndësie kësisoj vogëlimave se ndryshe do të bëheshim për faqe të zezë. Ç’punë ka një zevëndësambasador të mësoj votuesit amerikan me origjinë shqiptare se si duhet të sillen. Kush e njeh për mësues të komunitetit? A i di ai detyrat e veta, apo mbasi i ka kryer detyrat e shtëpisë të ngarkuar nga shefat e vet në Tiranë, bën edhe punë vullnetare nëpër linjat e internetit. Ja fjalë për fjalë një shprehje, me gërma të vogla e të mëdha, sipas origjinalit qe ka percjellë diplomati i lartë i qeverisë së Tiranës:

mendoj se eshte apsolutisht e PAPRANUESHME, qe ne BLLOK diaspora shqiptare ne SHBA te shfaqet pro apo kundra nje kandidati …Kjo mund te jete nje veprim emocional ,i pamotivuar dhe JASHTEZAKONISHT NAIV DHE IRRACIONAL,e mbase edhe i DEMSHEM per ceshtjen shqiptare ,e cila ka nevoje per miq te medhenj si SHBA.”

Çfarë shpreh ky panik i z. Çollaku?! Si u rrezikokan mardhëniat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në tërësi nëse komuniteti en-bloc voton për një kandidat. Kjo jo vetëm që është e pamundur dhe është një shqetësim krejt bosh, sepse njerëzit kanë bindje e preferenca të ndryshme madje edhe brënda një familje, por edhe sikur hipotikisht të ndodh fantazia e frikeshme e diplomatit tonë, cili është ai president i zgjedhur i Amerikës që paska kohë të merret me hollësira të tilla banale se si ka votuar ky apo ai komunitet. Si mund të hamendsohet hakmarrës një president i Amerikës? Si mund të dëmtojë ai çeshtjen kombëtare të shqiptarëve? Si mund ai të çbëjë politikën e Amerikës në një ditë të bukur me diell? Si nuk e di zevëndësambasadori ynë që pavarësisht se shefat e Shtëpisë së Bardhë ndrrohen, politika afatgjate amerikane nuk pëson devijime të thella. Dihen interesat e Amerikës në Ballkan, dihet raporti me ruset dhe problemi i përballimit të ekspansionit të tyre në Ballkan. Amerika ka njëbaze ushtarake në Kosovë prej të cilës zor se largohen ndonjëherë ushtarët amerikanë. Ballkani gjithmonë e ka rrezikuar paqen e Europës, aleates së Amerikës ndaj kjo e fundit nuk mund ta lërë jashtë vemendje këtë rajon, pavarësisht se kush vjen president në Shtepinë e Bardhë, republikan apo demokrat qofte ai.

Më poshte zoti Çollaku shkruan i kapluar nga frika diplomatike, sa nuk ka arritur as të respektojë rregullat e gjuhës letrare shqipe, të detyrueshme për zyrtarët e rangut të tij: “Me thuaj c mund te ndodhe nese kandidati ne fjale behet president i SHBA??? E ne rast se behet publik fakti qe shqiptaret e amerikes kane qene agresive kundra tij ???? Kjo e ndihmon apo demton ceshtjen shqiptare???”
Çfarë ka ndodhur që e detyron një diplomat të lartë të shkruaj në panik, me një të shprehur aspak diplomatike e tepër konfuze?
Veprimtari shqiptaro-amerikan Garry Kokalari, paradokohe përcillte opinionin e vet se kush nga kandidatët republikanë apo demokratë është më i ndjeshëm në çeshtjen shqiptare. Kjo në bazë të deklaratave të tyre të herëshme apo dhe gjatë fushatës partiake. Zotit Kokalari, në raport me bindjet e veta i rezultonte se kandidati me pranë interesave të shqiptarëve është Xhon Mekejn, po ashtu në një plan edhe Hillari Klinton, ndërkohë që kandidatin Barak Obama e cilësonte si të vakët në çeshtjen shqiptare, kjo për faktin se përflitet se kandidati afroamerikan, me baba nga Kenia, ka lidhje me Guvernatorin e Ilinoisit që ka origjinë serbe. Por për të qënë të saktë duhet vënë në dukje se për çeshtjën e Kosovës, Barak Obama ka një deklarim konform politikës aktuale amerikane, por gjithësesi shfaqet i përmbajtur, e jo aq entusiast si Hillari Klinton e Xhon Mekejn.
Ky gjykim i Kokalarit nuk ka pse të ngjallë shqetësimin e askujt, sepse në Amerikë, çdo votues bën llogaritë e veta, se përse e për kë duhet ta hedh votën. Kështu është e natyrshme të gjykojnë edhe shqiptarët që kanë qytetarinë amerikane. Kjo dihet. Edhe kandidatet të cilët luftojnë qofte edhe për një votë të vetme në elektrorat, e dinë këtë, prandaj dhe gjejne rast e bëjnë premtime. Kush premton më shumë, është e natyrshme të marrë më shumë vota. Është e natyrshme gjithashtu që edhe ne shqiptarët me njeri-tjetrin të hyjmë në diskutime se kush është me i dobishën aktualisht për ne. Këto mendime madje i shprehim edhe në forumet e internetit pa drojë. Se fundja kështu bëjnë të gjithë. Edhe vetë amerikanët. Në radio, gazeta e kudo. Këtu deklarohen edhe kongresmenët, e guvernatorët e shteteve të Amerikës si ai i Kalifornias Shvarceneker që doli në përkrahje të Mekejnit. Atëherë pse ti hyjë paniku diplomacisë naive shqiptare se çfarë diskutojnë nder vedi shqiptarët e Amerikës. Çfarë i hyn në hesap ambasadorit apo vetë shtetit shqiptar nëse unë, ta zëmë, shkruaj se nuk e jap votën për Obamën për disa arsye, por kryesorja sepse ai mbështetët tek oratoria, fjalët e bukura, zëri elekuent, por realisht nuk thotë kurrgjë. Nuk sjell as dhe një fakt real se çfarë do të jetë ndryshimi për të cilin trumbeton me të madhe ai dhe në fillim edhe media. Aq bajate është bërë shprehja të ndryshojmë, sa amerikanët kanë nisur të qeshin “të ndryshojmë për hir të ndryshimit…”. Pra së pari nuk e përkrah sepse nuk më pelqen demagogjia. Fjalet e mëdha e gurët në trastë siç thotë populli ynë.Mos i shiko gunën por punën. Koncepti im mbi ndryshimin nuk qëndron tek fjala, as tek ndrrimi i ngjyrës a racës presidenciale, por në ndryshimin e konceptit, sepse së pari duhet ndryshuar fytyra e shtetit amerikan në botë. Sot në botë e urrejnë Amerikën shumë më tepër se para dy luftrave të fundit. Lufta në Kosovë e ngriti emrin e Amerikës lart, i dha dinjitet në mbarë botën, sepse ishte e para luftë që u bë për humanizëm dhe pa kurrfarë interesi, ndërsa ajo e Afganistanit më pak, lufta e Irakut më shumeë zbehu këtë prestigj. Ndoshta me ardhjen e një presidenti grua dhe përfundimi i luftës në Irak, prestigji i Amerikës rritet, portreti i saj bëhet më paqësor dhe më i dashur. Diplomacia predominon mbi forcën e dhuna në botë nis e zbutet. Pertej kësaj, dihet se në kohën e Bill Klintonit ekonomia amerikane ishte e fortë. Ka shumë që shpresojnë se me Klintonët sërisht në Shtëpinë e Bardhë, ekonomia në rënie përmirësohet. Kushdo që shkon nga Amerika në Shqipëri dhe vende të tjera, e ndjen në xhepin e vet zgërlaqjen e dollarit në raport me euron e Bashkimit Europian.
P
ër bindjet individuale nuk besoj se duhet marrë leje ndokujt që ti afishojmë apo ti mbajmë në xhepin e vogël të brëndshëm të xhaketës, siç na këshillojnë edhe ca shqiptarë që bëjnë të zgjuarin, tek gjënden në mbështetje të diplomacisë së frikës të diplomatit shqiptar. E tërë kjo frikë absurde konsiston në fantazinë se mos kush do të zgjidhet president, do të hakmerret ndaj Shqipërisë e Kosovës e shqiptareve në përgjithësi. Këto njerëz vazhdojnë të jetojnë me dy mentalitete të ngulitura nga koha e diktaturave komuniste, mentalitin e frikës prej atij që vjen në krye të punëve të shtetit më të madh të botës dhe dyta mentalitetin e kultit të individit, se gjoja ai që vjen në krye mund të bëjë çdo gjë, madje edhe gjëmen. Harrojnë këta se Amerika ka një politikë solide në linjat ndërkombëtare, kur i mbron shqiptarët nuk besoj se niset nga sentimentet, por nga interesat e saj rajonale. Pavarësisht nga krahu politik, ai që zgjidhet, bëhet president i tërë amerikanëve, edhe atyre që e zgjedhin, por edhe atyre që ishin kundra, pra mbron interesat e Amerikës e jo të partive në politikën ndërkombëtare.
Tetë vjet më parë diplomacia e shqiptare në Uashington u kaplua prej të njëjtës frikë e panik, sepse mjaft shqiptaro-amerikane ishin fort aktivë me demokratët në fushatën presidenciale pro kandidatit Al Gore që përballohej me Xhorxh Bushin e ri, i cili, ky i fundit, i fitoi të dy zgjedhjet përballë kundërshtarëve demokratë. Po a ndryshoi ndonjë gjë nga politika amerikane e mëparshme e kohës së Bill Klintonit, për të cilin shqiptarët kanë admirimin të madh. Nuk ndryshoi asgjë. Madje presidenti Bush, për të cilin mjaft shqiptarë votuan kundra, duke përfshirë dhe autorin e këtij shkrimi, u bë po aq i dashur për Shqipërinë, Kosovën e të gjithë shqiptarët pa përjashtim. Presidenti Bush jo vetëm vizitoi Shqipërinë, ku u prit si mik i madh por ishte dhe faktori detreminant për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kështu që frika diplomatike e asaj dhe e kësaj kohe, janë vec tundime ireale që burojnë prej një pasigurie zyrtaresh që pak janë të lidhur me realitetin politik dhe bëjnë një punë të mbyllur larg vizioneve moderne.
Ndoshta është vëndi për të thënë se, të dëmshëm për një shoqëri apo apo një mjedis nuk janë ata që shfaqin mendimet hapur, qofshin pro apo kundra, por ata individ apo instanca që e ndalojnë të shfaqet, kur individi dëshëron dhe e ndjen si një nevojë të brëndëshme ta bëjë një shfaqje të tillë.
Pikërisht për këtë Amerika është vendi ku njeriu e ndjen lirinë deri në indet e veta dhe në çdo volum fllad ajri që thith në mushkëri. Kuintesenca e lirisë; e drejta dhe krenaria, dinjiteti për tu shfaqur ai që je e që të nderon e të respekton në mes të barabartëve.
Nuk gjen udhëheqës më të thjeshtë në botë se sa ai që drejton shtetin më të madh e me të lirë të botës, pra Amerikën. Kjo sepse ai udheheq një popull të lirë, ku çdo individ ka dinjitetin e një presidenti e këtë e pohon nga mënyra se si thotë "Jam amerikan!" A mund të dalim në shqiptarët para shtetarëve tanë të një shtetit me pak milion banorë, e tu themi me krenari m’i kthe pronat e marruna me përdhunë se "Jam shqiptar". E themi ne, por çfarë mendojnë ata, qeveritarët dhe nënpunësit. Me cilin bisht syri na shohin?!
Ndoshta duke e patur një mik të madh si Amerika, do të mund të mësojme diçka të mirë e të dobishme prej saj. Të mësojmë të duam atdheun e Statujës së Lirisë, të Uashingtonit, Tomas Xhefersonit dhe Linkolnit nga thellësia e shpirtit e kurrësesi nga frika, sepse dashuria që buron nga frika nuk është kurrgjë tjetër veç hipokrizi.

Mars 2008

Vazhdimi i polemikes:

http://traboini-ese.blogspot.com/2008/03/laraskat-e-diplomacis.html

NOLI PËRBALLË JANULLATOS


NOLI
PËRBALLË
JANULLATOS

Në 100 vjetorin e ngritjes së meshës së parë shqipe nga Fan Noli,
greku Janullatos me bukëshkalësit e autoqefalisë
drejtojnë festimet në Boston.


Nga KOLEC TRABOINI

Në të vertetë duhet thënë Anastas Janullatos përballë Fan Nolit, se greku me raso dalë boje, po tundohet në pleqërinë e tij të thellë reomatizmale, të zhgulet nga strehëza ku ka zënë vend si zogu i qyqes greke në Kishën Orthodokse Shqiptare në Tiranë, të kalojë Atllantikun e të na shfaqet këto ditë të ftohta e me ngrica marsi, në Boston, tek Kisha e Shën Gjergjit, ku orthodoksët e mbarë komuniteti shqiptar feston 100 vjetorin e meshës së parë në gjuhën shqipe, të ngritur nga Fan Noli në 1908, që shënon krijimin e Kishës Orthodokse Shqiptare të Amerikës.
Çfarë kërkon Janullatos dhe kush janë puthadorët i tij pritës në Boston?
Vertetë çfarë kërkon greku gjallë Janullatos tek shqiptari i vdekur Fan Noli. Dihet prej shkencave kriminalogjike se ai që e ka bërë një krim, nuk i qëndron dot tundimit pa u kthyer e pa e parë sërisht e sërisht vëndin e bëmëzezës së vet. Shkuar pas këtij instikti barbar, vrasësi i autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare, Janullatos nuk mund ta përballonte tundimin pa ardhur me një delir triumfues në Boston e të shkelë me këmbë në shkallaret e në altarin ku dikur ngrinte meshë Noli ynë i madh, atdhetari ynë i kulluar, krijuesi i kësaj kishe që është para së një faltore besimi, një relike kombëtarë për shqiptarët, ku vinë plot veneracion jo vetëm orthodoksët por edhe besimtarët katolikë e musliman, që i prekin me duar që u drithërojnë muret, kolonat, parmakët e këtij tempulli histori.
E dimë që Janullatos e ka një fole të vetën, ku e ndjen vetën ngrohtë këtu në Boston, tek Kisha e vogël e Shën Trinisë me një grusht besimtarësh, që dikur ka qënë edhe foleja e grenxave të agjentit të partiarkanës greke Mark Lipa. Por, se do të vinte dita që të shkelte me këmbë edhe në Katedralen e Shën Gjergjit të Fan Nolit, kjo nuk ka qënë menduar kurrë madje as nga vetë grekofonët e as nga grekomadhi Nikolla Gaxojani që jeton këtu në Boston e thur intriga antishqiptare.
Por Odiseja grek i kohrave moderne Janullatos ka arritur, mesa duket, të fusë kalin e vet të Trojës nën rraso prifti edhe në këtë faltore të shënjtë të shqiptarizmës dhe nuk e ka të vështirë të zbatojë skenarin e vet të vjetër në frymën e Patriarkanës greke.
Mirë kryeprifti i Kishës së Shën Gjergjit që e ka mirëseardhur, për interesa e lidhje që kush se di ku fshihen, po si mund orthodoksët shqiptarë të marrin pjesë e të dëgjojnë meshen e ngritur prej Janullatos në altarin e Fan Nolit? A nuk kanë frikë se prej tmerrit a prej dhimbjes mund t
ë dridhen themelet e altarit të shqiptarizmës? Më mirë ti thonit dheut, hapu të futemi brenda se sa të përdhosim me turp faltoren e Nolit të madh.
Padyshim ky është një triumf i grekëve mbi shqiptarët. Kjo është gjëma më e zezë që ka parë ndonjë herë kjo katedrale ku Noli ynë ka dhënë meshë me frymë atdhetare deri sa i erdhi çasti i fundit. Dihet çfarë luftë titanike ka bërë Fan Noli për ta shpëtuar kishen shqiptare nga kthetrat e çapojt e grekërve, të cilët nuk janë më pak se sa vrasës të Papa Kristo Negovanit, At Stath Melanit vetëm e vetëm se këta kanë patur guximin të ngrinin meshë në gjuhën shqipe.
Janë greket ata banditë me raso që nuk pranuan të varrosnin një shqiptar të ri mërgimtar, Kristaq Dishnicën, para një shekulli, çfarë u bë shkak që Noli të vishte rason e priftit, ta krijonte dhe udhëhiqte Kishën Shqiptare, duke e bërë një vatër të zjarrtë atdhedashurie. Noli kështu u bë armiku më i madh i megaloidhesë greke dhe Patriarkanës së Stambollit që punonin për shkatrrimin e çdo gjëje shqiptare.
Pse duhet festuar ky 100 vjetor me një thikë pas shpinës së shqiptarizmës. Në kohën kur orthodoksët shqiptarë me të drejtë kërkojnë vendosjen në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale një prift me gjak e kombësi shqiptare, Janullatos jo vetëm që nuk i dëgjon ato zëra, por bën edhe sfidën më të madhe e më të paturpëshme.
Natyrisht ai tani nuk e ka të vështirë që pasi të ngrejë meshë, në katedralen e Shën Gjergjit, të drekojë me bukëshkalsit shqiptarë të autoqefalisë në Pier 4 tashmë që Anthoni Athanasi ka vdekur, sepse po të ishte ende gjallë ai mik besnik i Fan Nolit, nuk do të mund të shkelte këmba e Janullatosit në atë restorant ku mblidheshin me shqiptarët me Nolin e Konicën në ditët e festave kombetare.
I shoqëruar nga bukëshkalësit e autoqefalisë dhe shqiptarizmës, nuk e ka të vështire greku Janullatos të bëjë edhe veprimin cinik më djallëzor, të shkojë tek varri i Fan Nolit, për ti thënë mesa duket “Ta mora kishën e Shën Gjergjit, edhe varrin ta shkela. Shkoi i humbur qëllimi yt.Ku i ke shqiptarët e tu? Ja këtu pas b…sime”.
Eshtë e natyrshme që kjo të ndodh kur një antishqiptar me raso, që e shoqeron grekun Anastas Janullatos në këto proçesione turpi, e shet lëkurën e vet fare lirë. Me kohë e ka shitur, por është përpjekur ta mbajë vehten me demagogji derisa erdhi koha për tu shfaqur si mbreti lakuriq. Me së fundi u puqen. Kishin kohë që bënin flirte prifti i Greqisë me bukëshkalin e Shqipërisë.
Na thoshte i ndjeri, Piter Minari në vitin 1996 një histori që kish dëgjuar nga goja e vetë Nolit, por ne nuk e besonim e nuk ja vinim veshin, derisa një ditë i thashë, nuk e besoj po ma jep me shkrim. Piter Minari mori një copë letër të verdhë dhe me laps karboini, në praninë time e të një miku tim shkodran shkroi:
“Sa të jem gjallë unë, Fan Noli, bijtë e Lolos së Boboshticës nuk i lë të bëhën priftërinj.”
Por ja që Noli vdiq. U bënë priftërinj ata që mundën të bëheshin. Dhe erdhi koha që ti bëhëshin krah grekut Janullatos, për ta përmbysur në varr për së vdekuri Nolin tonë të madh.
Por më kot rrekën zogjtë e qyqeve të Greqisë dhe zgërbonjat e Shqipërisë që i bëjnë jatak.
Idealizma, fryma e Fan Nolit dhe shqiptarizma, kurrë nuk vdesin.

Boston 6 mars 2008


NOLI PËRBALLË JANULLATOS
gazetën "Ndryshe" Tiranë


http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=10162

Nenshtetesia e Janullatosit, nenshtrim i kishes

Bisedoi: Fatos Salliu
KOHA JONE- E Marte, 11 Mars 2008


EKSKLUZIVE/ At Nikoll Marku flet per arsyet qe sipas tij Presidenti i Republikes nuk duhet t'ia jape nenshtetesine Hiresise se Tij, Janullatos. Prapaskena qe fshihet pas nenshtetesise dhe ndikimet mbi Shqiperine e Jugut

Nikoll Marku, prift i kishes ortodokse "Shen Maria", ne lagjen Kala, ne Elbasan, njekohesisht perfaqesues i kishes ortodokse autoqefale kombetare shqiptare tregon pwr "Koha Jone" arsyet sipas tij, pse Presidenti i Republikes nuk duhet t'i jape nenshtetesine Hiresise se tij, Janullatos. Marku jep alarmin duke i kujtuar Presidentit Bamir Topi se "pas dhenies se nenshtetesise fshihet perjetesia e nenshtrimit te kishes ortodokse shqiptare dhe varesia e saj nga kisha greke". Njekohesisht, At Nikolla parashikon ringjalljen e levizjeve per Vorio-Epirin ne Shqiperine e Jugut. Prifti ortodoks kerkon nderhyrjen e shtetit per te ndihmuar kishen, duke e pastruar nga prifterinjte greke
Cila eshte e verteta sipas jush, e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare?

Gjithe shqiptaret duhet te dine se kisha e vertete eshte Kisha Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare dhe simboli i saj eshte kisha "Shen Mari", ne lagjen Kala, ne Elbasan. Kisha "Shen Maria" mbeshtetet ne dy statuse te hartuara nga Kongresi i Beratit ne vitin 1922, nga Kongresin i Korces ne vitin 1929, si dhe nga vendimi i Patriarkanes se Stambollit i marre ne vitin 1936. Ne mbeshtetemi ne keto vendime duke cituar nenin 34 te Patriakanes, qe citon se "cdo komb ka te drejte te kete kishen e tij te pavarur dhe Kryepeshkopin e races se vet". Mund te theksoj ketu se kisha ortodokse shqiptare e mori pavaresine e vet ne kohen e Mbretit Zog. Ne kete kohe kisha u mbeshtet thellesisht ne tabanin kombetar. Per vite te tera kisha greke nuk ka reshtur ta kete vasalen e saj. Kjo per arsye se ortodokset shqiptare kane luajtur rol shume te rendesishem ne Pavaresine e vendit dhe familje shume fisnike dhane kontribut ta pacmuar. Eshte ky binomi qe ka mbajtur gjalle frymen patriotike dhe ekzistencen e shtetit shqiptar. Nuk eshte e rastit ardhja e ekzarkut grek ne vitin 1991.

Ne cilin dokument bazohet veprimtaria e kishes qe ju perfaqesoni?

Dokumenti ku bazohet veprimtaria e kishes eshte Tamusi i dale nga Patriakana e Stambollit. Si pasoje e veprimtarise mbytese te kishes greke, Kryepeshkopi Visarion Xhuvani dha doreheqjen pikerisht ne kohen kur ai e kishte derguar kishen ortodokse kombetare ne oborret e kishave evropiane. I gjithe amaneti i martireve te kishes dhe baballareve te Kombit ishte se "kushdo mund te vije te drejtoje kishen ortodokse shqiptare, por jo nje klerik grek". Ironia e fatit ishte se na erdhi Janullatos.
Po Kryepeshkopi Janullatos, me cfare statuti mberriti ne Shqiperi?

Janullatos e bazoi veprimtarine e kishes ortodokse shqiptare ne statusin e vitit 1950, i cili nuk u pranua nga Patriakana e Stambollit, pasi ishte nje status komunist dhe nderhynte ne punet e brendshme te kishes. Ky status permban dy pika negative. Ne nenin 3 thuhet se gjuha zyrtare eshte shqipe, por mund te futen edhe gjuhe te tjera dhe nene te vecanta mund te modifikohen sipas rastit. Duke ardhur ne kete pike une i bej disa pyetje te gjithe klases politike ne Shqiperi: Perse duhet ta besojne kete njeri i ardhur nga kisha greke, ndersa shtetaret shqiptare nuk kane informacionin e duhur per kete njeri? Perse shkon ne gjithe kishat ortodokse te botes dhe thote se shqiptaret akoma nuk jane te zote dhe vetem nepermjet kishes greke mund te gjejne besimin dhe qetesine e shpirtit? A nuk u duket se nje zoteri i tille eshte duke ulur vlerat e Kombit?
Perse gjithe kjo armiqesi me Hiresine e Tij?

Nuk kam asgje personale me te. Por sulmi i pare qe ai i beri kishes, ishte heqja e pamjes dekorative te kishave tona, qe shpalosnin kulturen dhe historine e popullit tone dhe besimtareve ortodokse. Se dyti, ai ndertoi nje rrjet administrativ me nje kuader enigmatik dhe te manipuluar, i perzgjedhur nga Greqia. Askush prej tyre nuk eshte per kishen ortodokse shqiptare. Ata jane rrogetare te thjeshte qe servilosen per nje kore buke. Se treti, u krijua Sinodi i Shenjte kleriko-laik nga dhespote greke dhe renegate qe me devocion i sherbejne Janullatos dhe kishes greke, duke harrur interesat kombetare. Prandaj me te drejte shprehim shqetesimin tone pasi kisha shqiptare nuk eshte gje tjeter vecse nje filial i kishes greke. Ne vitin 1994, plaku Janullatos, ndersa ishte duke udhetuar drejt Selanikut, i jep nje interviste gazetarit amerikan, Fred Reid, te cilit i deklaron se "Shqiperia eshte nje shtet islamik ne gjirin e Evropes se perparuar dhe Islami e quan kishen ortodokse shqiptare si nje arre gunge qe duhet shtypur". Ai shton me tej dhe thote se Perendimi duhet te kuptoje se Islami eshte ne thelb nje fe politike. A nuk eshte e rrezikshme kjo? A i sherben Shqiperise nje deklarim i tille? Ne vitin 1998 po ky plak kontradiktor, pasi i u sulmua per deklarimet e tij antishqiptare, mbrojti doktoraturen ne shkencat islamike. Shikoni sa cinik qe eshte. Ndoshta eshte i semure, sepse nje njeri normal nuk do e bente nje gje te tille duke rene ne kundershti me veten. Pergjigjen per c'ka bere e jep vete populli. Tregojani popullit kete gje dhe merrni mendimin per gjendjen e tij. Por e keqja me e madhe eshte se politika e sotme i ka dhene shume krah ketij njeriu antishqiptar.

Si e komentoni dhenien e nenshtetesise nga Presidenti nese ai e merr vendimin?

Kam ndjekur me vemendje gjithe cfare po flitet ne media dhe shtyp keto dite rreth kesaj ceshtjeje. Lidhur me dhenien e nenshtetesise Janullatosit, une do te thosha se per t'i dhene nenshtetesine Janullatosit dhe klerit te huaj ka disa kritere. Ne asnje nen te statusit nuk perfshihet dhenia e nenshtetesise klerit te huaj. Edhe pse ka shume vite qe sherben ne Shqiperi, ai mund te konsiderohet si nje mik i nderuar, por jo te jete kuader kishtar. Por kur vihet re se veprimtaria e tij bie ndesh me ceshtjen Kombetare dhe ate te besimit, ai kategorikisht eshte i padeshiruar. Me sa jam i informuar, ai ka hartuar nje status te ri me nene dhe ligje, sipas oreksit te kishes greke dhe interesave greke. Me kete statut, ai perjeteson varesine e kishes ortodokse shqiptare nga kleri i huaj. Prandaj kerkesa e marrjes se nenshtetesise eshte me shume dinakeri . Nese e merr nenshtetesine ai ka te drejte te miratoje kete statut qe ne thelb eshte antishqiptar, anti-ortodoks duke e varrosur njehere e pergjithmone kishen ortodokse shqiptare. Me pas, ne do te mbetemi te vegjel dhe do te kapemi pas dore nga kisha greke per te shkuar te Perendia. Por ka akoma me keq, pasi prapa ketij skenari fshihen gjera te rrezikshme. Ne Shqiperine e Jugut kisha ortodokse, minoriteti dhe shoqata "Omonia" nen drejtimin e Janullatosit do te kerkojne flamurin e Vorio-Epirit, duke i dale ne krah kishes ortodokse serbe, e cila nuk po pushon se luftuari qe Kosova te mos e fitoje Pavaresine. Vini re kohet e fundit. Per flamurin e Vorio-Epirit ka shume zera ne Jug dhe kisha ortodokse dhe mitropolia e Gjirokastres eshte kthyer ne Mitrovice.
Me falni qe po e perseris pyetjen, por nuk ju duket se ka nje armiqesi te hapur mes jush?

Ju thashe. Nuk kam asnje mendim personal per Janullatosin. Por thjesht i bej pyetje: Edhe sa detyra te mbeten per te permbushur ne interes te kishes dhe shtetit grek? Si munde te shkosh ne Amerike dhe te besh nje meshe ne gjuhen shqipe me rastin e 100- vjetorit te mbajtjes se kesaj meshe nga Noli i madh? A nuk ju duket nderhyrje ne punet e brendshme te kishes shqiptare? I drejtohem at Artur Liolinit, ketij lepiresi kockash, qe ka turperuar dhe tradhtuar kishen shqiptare me qendrimet e tij si kelysh besnik i Janullatos. Perse at Artur zemerove shqiptaret? I bej thirrje Presidentit. "Zoti President! Ju lutem largojeni menjehere kete njeri mos e prano nenshtetesine e tij pa e dhene verdiktin populli". Zoti Kryeminister! Ju thate se nuk eshte pune e imja. Mund te dilni me kontributin tuaj per te qartesuar Presidentin. Nuk eshte vone te korrigjoni.

Janullatosi ne Boston

Shkruan Foto CICI


Nje grup shqiptaresh ortodokse ne Boston me beripjesetar te disa perplasjeve ne komunitetin shqiptaratje, me pasoje perçarjen e tyre mbi pjesemarrjen apojo ne aktivitetin e 9 marsit qe po afron. Eshte fjalaper kremtimin e 100-vjetorit te meshes se pare shqipene Boston, mbajtur ne vitin 1908 nga Fan S. Noli.Sipas tyre, at Arturi i ka mashtruar, sepse iu ka mbajtur te fshehte diçka qe s'duhej bere ashtu: vetem dje eshte bere e ditur se keto kremtime do t'i drejtoje vete kryepeshkopi Anastasios Janullatos, i cili do te jete dhe kryegostari ne dreken qe do tembahet ne Pier 4, mbas meshes dhe sherbeses perkujtimore ne Shen Gjergj. Çudia e çudirave! Ortodokset kembengulin se kjo ishte vendosur qysh vitin e kaluar, por qellimisht eshte mbajtur e fshehte nga at Arturi, "ne zbatim te porosise nga Lindja". Ata shtojne se kane paguar nje bilete te kripur per kete dreke, gje qe e ben edhe me te veshtire per ta, edhe pse disa grupime shqiptaresh te tjere i kane njoftuar Liolinit terheqjen nga dreka. Per shembull, ne nje email qe ortodokset me percollen, shkruar nga z. Fatmir Beja, nje shoqate shqiptare ka njoftuar terheqjen nga kremtimet, duke kerkuar madje dhe kthimin e 585 dollareve te parapaguar. Ne fund, mbas ketij informimi, ortodokset me luten te zbres une ne Boston, "per te reaguar se bashku".
Mirepo, edhe nese i kisha kushtet per t'u larguar nga
puna kaq papritur, pa mundur ta justifikoj si urgjence ne kompani, dalin disa pyetje?¦ Si mund te perligjet nje nderhyrje e tille prej nesh? E te tjera pyetje. Mendoj se i vetmi reagim i ndershem per kete maskarade eshte mungesa nga kisha e Shen Gjergjit ate dite dhe,sidomos, terheqja e biletes se paguar. Ata qe duan te shkojne ne kishe, le te shkojne ne nje kishe tjeter shqiptare e te luten per te gjalle e per te vdekur. Le ta lene Janullatosin vetem me Liolinet ate dite.
Perndryshe, me pjesemarrjen ne kesi aktivitetesh jo
kishtare e jo kombetare, nuk i bejne nder as komunitetit ortodoks, as Fan Nolit e as gjuhes shqipe qe perndryshe eshte zhdukur nga kishat shqiptaro-amerikane. Ne fakt, ky kremtim behet shume qesharak, por shqiptaret e shkrete shushaten kur iu vihet para hajmalia e Fanolit! Arsyeja kryesore per organizimin e ketyre kremtimeve eshte ekonomike. Artur Liolini nuk e organizoi kete pervjetor se iu hap barku per Nolin, shqiptaret a gjuhen shqipe, as e ftoi Janullatosin se iu hap barku per ate a per greket. Jo! Gjithe kjo behet per te shtuar perfitimet ekonomike ne nje aktivitet te tille.
Ne te kundert, si do te mbahen Liolinet me rroga si
peshkope, kancelare, e me the e te thashe? Perderisa arsyeja eshte ekonomike, pra, vetem terheqja e pageses do t'i vrase dhe jo manifestimi para Shen Gjergjit. Se ai e ka faqen sholle. Por sigurisht arsyet e ndodhjes se Janullatosit befas ne Boston nuk jane aspak ekonomike, por vetem politike, prandaj dhe u mbajt fshehur. Nese Janullatosi eshte i pafajshem, perse te njoftohej pjesemarrja e tij mbasi ishin vjelur pagesat e te humburve tane? Ne te kundert, perzgjedhja e te ftuarit ne kesi rastesh luan rol ne zgjerimin e pjesemarrjes, prandaj dhe komercializohet per te shitur sa me shume bileta, e jo te fshihet per tezhvatur e abuzuar shqiptaret. Janullatosi, edhe pse i pamundur te meshoje ne kishe rregullisht, prandaj dhe i zhvendosur muajt e fundit ne Athine, shkon ne Amerike per te kremtuar diçka tjeter. Ne statutin e ri qe i imponoi KOASH-it ne nentor 2006, mu ne nenin 1 misioni grek e terhoqi juridiksionin mbi diasporen shqiptare, duke e bere te pamundur tashme bashkimin e kishave shqiptaro-amerikane me ato ne Shqiperi. Nuk pati asnje reagim nga peshkopata shqiptaro-amerikane. Ose, le ta themi, reagimi i shqiptareve te Amerikes ishte ftesa qe iu be Janullatosit si pranim i statutit te ri antishqiptar, per te perdhosur pastaj kujtimin e Fan Nolit dhe kalljen e gjuhes shqipe ne kishen tone.
Pavaresisht nga ato qe shkruan nje grup ortodoksesh ne
Boston, dhe pertej ketyre pak fjaleve qe shenova, jam me se i bindur se kreykisha e Shen Gjergjit do te jete plot me 9 mars. Do te kete dhe shume myslimane atje. Do te jete " plaça po s' "eshte" edhe z. Sami Rrepishti, perfaqesuesi i Portes se Larte ne Peshkopaten Shqiptare. Per paranteze, eshte e turpshme qe ende sot ne Boston te ruhet protokolli i kohes se Turqise, domethene prania e epitropit mysliman ne kishen ortodokse, madje zyrtarisht nen titullin e "te drejtave te njeriut", athua se po "eshte nje mysliman ne peshkopaten shqiptaro-amerikane te drejtat e njeriut do te shkelen nga doktrina ortodokse"¦ Komunitet i prapambetur! Se fundi, nje therrmije historike. 100 vjet me pare, ne mars 1908, a e dini se kush ishte i ftuari i nderit ne meshen e pare shqip? Ishte konsulli i Turqise! Kemi ecur goxha keta 100 vjet!
Gjithsesi, pergezime gjithe atyre shqiptareve, tejet
perkatesive, qe e terhoqen pjesemarrjen e tyre nga nje aktivitet i tille antishqiptar. Zoti Janullatos, vafsh e u kthefsh!

Foti Cici
, Kanada


Asi i dy Liolineve te Bostonit

MAKTHI I EKSTREMEVE





MAKTHI I EKSTREMEVE



Nga KOLEC TRABOINI

Gjykimi që paraqet Aleksandër Meksi në revistën "Leka", i marrë shkas nga rasti i gazetares Eva Herman të televizionit gjerman ARD,për 18 vite, që u pushua nga puna sepse gjatë një emisioni promovimi të një libri të saj, ( citojmë Meksin)"shprehu një gjykimi personal për familjen naziste", është vertetë një gjykim i cungët i ish kryeministrit të Shqipërisë, i cili pushtetëroi në një nga periudhat intensivisht më të mbrapshta, konfuze e gjakderdhëse në jetës e shqiptarëve. Së pari zoti Meksi bën një lapsus që nuk i lejohen një njeriu të rangut të tij, jo vetëm si ish kryeministër por as edhe si historian mesjetar. Sistemet janë sisteme, diktatorët janë diktatorë dhe shtypës, por nuk mund që, kur vjen puna për jetën e një populli që e vuan atë sistem ti vëmë një diçiturë të zezë, t'ja nxijmë fytyrën një populli që e pati atë fatkeqësi e që e pagoi shtrenjtë me gjakun e lirinë e vet. Gjermania nuk ka patur "familje naziste" siç përgjithëson gabueshëm z. Meksi,( nuk është fjala për familjet e hierarkëve por mbarë Gjermanisë), nuk ka patur popull nazist. Po e thellojmë mendimin për të shkuar edhe më tej, familja shqiptare në vitet 1924-1939 nuk ka qënë zogiste, në vitet 1944 e deri që erdhi Meksi në pushtet në 1992, nuk ka qënë familje komuniste. Të pranosh qe diktaturat arrijnë që familjen ta shpërftyrojmë e ti japin frymën e vet të fanatizmit ideologjik, është një absurditet. Sepse po të shkonim edhe më tej me kësisoj gjykim të mbrapshtë, atëherë, meqë sistemi i instaluar nga Meksi e co. që mori simbolin e urryer të piramidave e korrupsionit më të egër të njohur ndonjëherë nga shqiptarët, atëherë edhe familjen shqiptare të aso kohe të mbrapsht, do t’a quanim familja e korrupsionit. Po jo, o zoti ish-kryeministër. Nuk mund t'ja ngjitësh me zamkë në fytyrë prapsitë e mizoritë e pushtetarëve një populli, kushdo qoftë ai popull.
Ky gjykim i cungët i Meksit tregon se ai vertetë është shfaqur si antikomunist, por i ka ngelur ora në komunizëm si një nënpunës mjaft i zellshëm i të cilit ka qënë e mjerisht, fare pak ka ndryshuar nga mentaliteti i asaj kohe të trishtë, paçka se me fjalë në publik i lufton me trumbetë komunistët. Kjo, sepse ai vazhon ti gjykojë familjet dhe qytetarët me një sistem klasifikimi që bënin komunistët, si familje e deklasuar, armike, zogiste, fashiste, naziste a tjetër lloj.
Dihet që diktatura familjen dhe moralin shoqëror përpiqet ta komandojë dhe shpërftyrojë, ta tjetërsojë, t’u shplajë trutë njerëzve me dhunë të pamëshirëshme dhe shtratin e Prokustit ideologjik. Kjo është një aspekt i traumës që pëson shoqëria civile kur në pushtet vinë forcat e errëta që nuk njohin llogjikë tjetër veç dhunës. Po nuk ka dhunë as sistem që e shpërftyron familjen, jetën sociale dhe vetë popullin.Nuk është e lehtë të crrënjosësh atë traditë a normë morale qoftë që është ngulitur në shekuj në jetën e një populli.
Por, veç treguesve sociale, sistemet kanë edhe tregues ekonomike. Ne mund të themi çfarë të duam sot për të djeshmën, si në të djeshmën flisnim për të pardjeshmën, por treguesit, shifrat, statistikat e çdo kohe janë fort vështira të manipulohen me demagogjitë e reja që zevëndsojnë demagogjitë e vjetra. Statistikat nuk duan të dinë cili është sistemi që sundon. Ato janë apolitike. Nuk i sherbejnë kurrkujt. E verteta është se në diktaturë janë dënuar njerëz që thonin se në kohën e Italisë hante qeni petulla. Nuk po i hyjmë asaj të vertete që, për qëllime propogande, pushtuesit italian sillnin këtej Adriatikut furnizime ushqimore, kur populli italian jetonte zinë e bukës. Mos vallë edhe sot Meksi e Co do të kerkojë të dënojë ndonjë që ende thotë se... në kohën e Italisë hante qeni petulla, ndërsa sot lypsit e hajdutët mbushin rrugët. Nuk po i hyjmë faktit se kaq lypës sa ka sot Shqipëria, brenda e jashtë shtetit, nuk ka patur kurrë, as në kohë lufte e as në kohë paqe, as nën pushtimin fashist e as nën diktaturë.
Sa i përket e jetës në shoqëri e familje, duhet thënë se diktatura çdo tregues të jetës e ka mbajtur nën presion e frikë. Nuk duhet ti hyjmë debatit ishte mirë a keq se kështu gabojmë, biem në gjykimin e Meksit, por të tregojmë ca statistika të ftohta apolitike.... Sa prostituta kishte Shqipëria në kohën e diktaturës dhe sa prostituta ka patur Shqipëria( se tani mbase janë dyfishuar ) kur ishte për afro 8 vjet në qeverisje i nderuari Aleksander Meksi? Nuk ka nevojë të shkohet më tej për të parë tabllonë e mjerimit të një kohe të palavdishme, kur frynin tam-tamet e demagogjisë po aq bujshëm si në vitet mjerane të vetmisë moniste të perënduar me turp.
Si nuk i vret ndërgjegja politikanët e pushtetarët shqiptarë për prapsitë që i sjellin popullit të vet. Si kanë guximin të dalin në opinionin publik, pasi kanë keqpërdorur pushtetin në 8 vjet. Bëjnë të njëjtën gjë si ata që e kanë sunduar për 50 vjet, i kanë pirë gjakun këtij populli dhe dalin në media lugë e lame. Mos vallë pushtetarët mendojnë se kanë të bëjnë me një popull hajvan, që nuk di të gjykojë e të krahasojë sistemet, qeverisjet, demagogjinë, prapësitë e haraçin që ai paguan për këto prapësi qeverisjesh të mbrapshta? Që nuk e dika ky popull, se çfarë është e keqe nën diktaturë dhe çfarë është po ashtu e keqe edhe në demokraci. Sepse e keqja, korrupsioni, prostitucioni, perversiteti institucional, amoraliteti politik, mashtrimi e gënjeshtra nuk kanë pse të jenë pjellë e pronë e vetëm një sistemi, qoftë ky fashizmi, nazizmi, komunizmi apo demokracia kapitaliste. Nuk ka sisteme imune kur vinë në krye të punëve njerëz që e kanë mendjen vetëm për të mbushur xhepat e tyre, ndërsa populli, pa ujë e drita, edhe bukën e merr me listë.
Diktaturat janë të këqija se të privojnë nga liritë. Kjo është themelore.Por nëse dikush thotë, duke sjellë shifra e fakte, se zhvillimi industrial në vitet 1980 kishte këta e ata tregues e që sot janë më të vegjël, se u kthyen uzinat e kombinatet në germadha, kjo nuk do të thotë ti hidhemi përsipër se ky na mbroka diktaturën, a zogizmin, a dreqin e të birin.
Veç mediokrrit, njerëzit pa vizion mund ta gjykojnë një sistem aq strikt, duke mohuar apriori çdo tregues madje edhe rritjen e popullsisë, se kush e di, mbase mendojnë se në diktaturë njerëzit nuk bëjnë as seks. Çfarë nuk dëgjon nga njerëzit e fanatizuar që jetojnë makthin e ekstremeve bardhë e zi, pa kurrfarë gjykimi tjetër. Nga ky Meks, që është i zoti në studimet e mesjetës, pra për kohët e vdekura e mure kështjellash mesjetare, por krejt i dobët në gjykimet e fenomeneve e problemeve sociale të jetës së përditeshme, nuk është çudi të dëgjosh dhe proçka të tilla se pulat në diktaturë i bënin vezët të vogla nga frika, ndërsa sot i bëjnë të mëdha nga liria që u solli Meksi e Berisha në bashkëveprim edhe me Nanon e Ramën, pa arritur të kuptojë ky qeveritar dështak se sot, pulat nuk arrijnë ti bëjnë vezët as të vogla e as të mëdha në qymezin e fshatarit shqiptar sepse ja vjedhin, ja hajdutët, ja qeveritarët batakçinjë.
Megjithë keqardhjen për gjykimet e cungëta që shfaq në median shqiptare, edhe fort nuk është për të ardhur keq për Meksin, kjo për faktin se, falë pozitës së lartë që ka patur, sot ka një firmë ndërtimesh dhe bashkë me dhëndrrin e Enver Hoxhës konsiderohet ndër bosat më të medhej të Tiranës. A pi ky kafe me Klement Teki Kolanecin? Mbase jo por në pak gjëra ndryshon prej tij. Janë dy anë të një medalje. Ata po e ndërtojnë Tiranën mbrapsh e mbarë duke mos i lënë as dhe një pëllëmbë hapsirë të gjelbër kryeqytetit të pluhurit kanceroz, që po grryen mushkëritë e qytetarëve. Shyqyr që deri më tani nuk i janë përveshur sheshit "Skenderbej" por, me programet e kryebashkakut të Tiranës edhe ky shesh do të rrudhet, për t’a lënë Tiranën të asfiksohet.
Dhe një gjë nuk e thotë që nuk e thotë i nderuari Meksi, se si duhet të sillet populli shqiptar me minidiktaturën që instaloi ai me shefin e tij në periudhën 1992-1997. Se si nën qeverisjen e tij, në institucionet e shtetit, u zhduk njeriu nga Shiku si të ishte në gestapon gjermane. A e vret ndergjegja për tregtarin shqiptar nga Kosova, luftetarin e rezistences Remzi Hoxha, që jo vetën e vranë gjatë torturave çnjerzore, por edhe trupin ja zhdukën, e dogjën shik-asit mesa duket, për të mos u gjendur kurrë e për të mbetur edhe pa varr....Ishin ato vite kur shkelqente në oratori boshe kryeministri hije Aleksander Gabriel Meksi, që sot në vend që të rrefejë në publik bëmat e veta piramidale, ku firaksën paratë e popullit, na mban ca leksione në gazetën “Leka” mbi “familjet naziste” në Gjermaninë e mesit të shekullit të perënduar. Një inkursion fort i përshtatshëm për profilin e vet gërmadharrëmues.

Gazeta Ndryshe, 11 mars 2008


Oratoria e politikes partiake

Jehonë krijuese nga Selaniku





"DEGA E BLERTË" E PAQËS DHE SHOQATA-MANJAKËT E LUFTËS


Nga KOLEC TRABOINI

Padyshim që dëshira për të qënë pranë njeri-tjetrit, ndër krijuesit e letërsisë është krejt e natyrshme, është kompensim i vetmisë së proçesit krijues, ndaj grupimin e sapo krijuar me emrin "Dega e blertë", njeriu ndjen kënaqesi ta urojë me gjithë zemër. Le të bëhet ky grupim një vatër e ngrohtë ku të zotërojë fryma e mirëkuptimit dhe e harmonisë në mes të krijuesve emigrantë shqiptarë e pse jo edhe në bashkëpunim me shkrimtarët e krijuesit vendas në qytetin e bukur të Selanikut.
Meqë lidhjet e shoqatat janë një fenomen i shumuar ndër shqiptarët emigrantë shpërndarë në Europë dhe Amerikë, do të desha të shpreh një mendim, që gjatë 18 vjetëve në mërgim në këto dy hapsira kontinentale më ka shqetësuar.
Po krijojmë më shumë shoqata se shqiptarë, janë të panumurta këto shoqata që shpesh u vemë emra të mëdhej kur antarësia është fort e vogël dhe veprimtaria
po aq e pakët. Në fakt emri që kanë zgjedhur krijuesit emigrantë shqiptarë të Selanikut "Dega e blertë" më duket sa modestë aq dhe poetike, por fjalën më tepër e kam për ata që shfaqen me pretendime shpesh herë marramëndëse e tymnajore. Këta njerëz të shoqatamanive gjithpërfshirëse duhet të kuptojnë se sot është e vështire të krijohen shoqata të mëdha. Fakti që u shua edhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërise, tregon mjaft. Nuk po i hymë analizës së thellë se pse u shkatrrua ajo krijesë e një sistemi të falimentuar. Mjafton të themi se heqja e bazës materiale, ndërtesës së Lidhjes, ishte një preteks, por kurrësesi shkaku i vertetë… Them kështu sepse shoqatën, disa e shihnin si një lopë për ta mjelur. Një shoqatë nuk duhet të krijohet e as të shikohet mbi baza të tilla interesash materiale se pastaj shumë shpejt bie viktimë e egoistëve dhe karieristëve që nuk janë të pakët. Është mbase koha e grupimeve të vogla, që i bashkon jo thjeshtë dëshira për të shkruar por edhe platforma estetike.Në botë grupimet shpesh janë bërë pikërisht mbi bazen e platformave e të ideve, stileve, gjinive letrare. Këto gjithmonë kanë qënë më të qëndrueshme, me të efektshme dhe kanë bërë emër madje edhe në historinë e letërsisë. Ta zëmë "Beat Generation", që u formua në 1950, për një dhjetëvjeçar i dha tonin letërsisë amerikane duke ndikuar edhe në artet e tjera. Ata konsideroheshin bohemian e hedonist, lëvizja e hipive nga ata është frymëzuar paçka se nuk kishin të bënin me artin e letërsinë por me konceptin e jetesës dhe dëshirën për aventura. Allen Ginsberg poet e Zhak Kerauk, shkrimtar, ishin udhëheqësit e këtij grupimi që nuk ishte më i madh se ta zeme gishtat e dy duarve të bashkuara.

Kerouak, Ginsberg, Orlovski në këmbë ,
nd
ërsa ulur Korso dhe vellai i Orlovskit,
Lafkadio gjat
ë një udhëtimi në Meksikë .

Krijimi i grupimeve letrare e artistike nuk mendoj se duhet te bëhet pa një synim të caktuar, jo thjeshtë për tu takuar e pirë një kafe, por në bazën e një platforme. Ai duhet të jetë një mjedis ku të gëlojne idetë e mendimet, shqetësimet, të zgjoje artistët e vertetë nga letargjia, që punët e letërsisë, të poezisë në veçanti, ti marrin ata qe i janë përkushtuar asaj. Pra për ti thënë mediokritetit e përdhosjes që i është bërë deri më tani poezisë e në tërësi letërsisë...mjaftë më!
Vetëm këtu i shoh vlerat e krijimit të grupimeve të krijuesve, e jo shoqatave të mëdha ku hyjnë të gjithë, madje edhe ata që vazhdojne ti bien ziles së mushkave në letërsi si qëmoti, që i mbajnë vargjet e rilindasve si model i të gjitha kohrave, kur letërsia ka ikur një shekull larg prej kohës së tyre,
apo aq më keq kur shoqatat aklimatizohen si çajtore fjalamanësh, ku i krrehin bishtin njëri tjetrit për çdo vargëzim banal prej injoranteve të letërsisë.
Pra në afirmimin e vlerave, në daljen me një platformë krijuese, në të thënit publik se deri më tash kushdo është mbiquar poet, por poet e shkrimtar të bën puna e jo mburrja, të bën përpjekja individuale e jo shoqatat ku mund të dalin në krye madje edhe ata që nuk dinë të shkruajnë as gjuhën shqipe. Aq më tepër shoqatat nuk duhet të krijohen për karrshillek, fudullëk, se, e bëre ti ja e bëj edhe unë. O zot çfarë mëndësie krijon njeriu, çfarë nuk po na dëgjojnë veshët, ku nuk të çoka deliri. Bëhemi dëshmitarë por akoma më keq edhe viktima të një lloj mediokrriteti të ligjëruar madje edhe në masmedia. Ja t’ju rrëfehem që të bindeni se sa mekanizma të verbëra bëhen shoqatat. Vetëm pse pata guximin ta kritikoj kryetarin e praktikat e tij si në kohën e kultit, kryetari i radhës i shoqatës (së shkrimtarëve i thënçin), këtu në Amerikë pra, mblodhi tre servilat e kryesisë dhe e pashë vetën jashtë unë që kisha kontribuar për ta krijuar. Por natyrisht synime e mia ishin krejt të tjera, ndryshe nga se u përdor kjo paloshoqatë, që sot është kthyer në një hije edhe për faktin se kanë ardhur në kryesi njerëz anonime në letërsi...Se çfarë kualitetesh ka kryesia mjafton t’ju sjell një shëmbull të freskët. Këto ditë një antar i kryesisë së ashtquajtur shkrimtarëve, ka paraqitur në internet si të vetin nje tregim që nuk është kurrgjë tjetër veçse përkthim i keq i një tregimi të një autori amerikan. Këta janë shkrimtarët e drejtuesit e shoqatës së shkrimtareve Shashka e shqipove të Amerikës. Ky vertetë është një subjekt për letërsi satirike, diçka si shoku Zylo.Sepse Zylot vazhdojnë në demokraci, madje deri edhe në Amerikë kanë gjetur shtigje të çajnë ferrën,
kanë marrë revan edhe si estetë. Duke mos pas gjë në torbë por as dhe gjë prej gjëje në kokë, sjellin receta se si duhet bërë letërsia madje edhe kritika. Këto njerëz i dinë të gjitha. I dinë të gjitha e nuk dinë kurrgjë. Jo, jo, kësisoj shoqatash e kësisoj mëndësi të njerëzve shtërp në talent por mjeshtra në djallëzi, u duhet qëndruar larg.Më mirë të mos krijohen, të shpëtojmë nga shabllonizmi bolshevik, ku shoqatat letrare ishin kthyer si koperativa bujqësore.
Shihni se si përfundoi edhe çerdhja e grenxave shkrimtare në Tiranë. Nuk ka më shoqatë shkrimtarësh tip bolshevik, ku mund të manipulohet e spekullohet e ku antivlerat shitën si vlera e drejtuesit fryhen si gjela. Po jep frymë një kohe fodulle paçka se viruset e antivlerave nuk mund te shkoqen lehtë.


Dhe një problem është se shpesh kryetarët kthehen nga shkrimtarë në funksionarë, që e përdorin shoqatën si një instrument për vetshkelqim personal. Mendoj se grupimet mbi baza platformash estetike e interesash krijuese nuk kanë nevojë për president as të përjetshëm e as të përkohshëm, nuk lind nevoja as për rregullore të gjata, por vetëm katër pesë pika si platformë dhe pa kryetar, por një njeri që zgjidhet çdo një ase në dy vite si kordinator.Kush është ai poet i vertetë që pranon të ketë mbi kokë një kryetar. Unë, për veten time, nuk pranoj kurrfarë kryetari apo kryetareshe. Ata që duan president, kryetar, nënkryetar, sekretar apo zëdhënëse, të shkojnë tek shoqata e mallrave me shumicë, tek GABI i letrave shqipo-amerikane ku drejtojnë njerëz me kollaro e papion edhe në mes të gushtit, pra tek shashka e plagjiaturistëve që i hedhin grepat në internet si peshkatarë të zellshëm. Në asisoj shoqatash mediokrre, çdo njeri me një sy e ndjen veten mbreti i qorrave. Do të pranoja të grupohesha vetëm në një listë autoresh shqiptaro amerikanë apo me gjërë, të cilët i vlerësoj si kualitete letrare, pena të përkushtuara, kallij kokëulur e bukëplotë. Të tjerët nuk më interesojnë, paçka se mund të jenë edhe pronarë restorantesh. Ja vlen të merresh vetëm me njerëz të cilët poezinë por edhe artin në përgjithësi e kanë qëllim të jetës e me punë të përkushtuar kanë krijuar vlera të dukshme dhe kanë individualitet e dinjitet artistik. A jemi të zotë të krijojmë një klub të tille poetik, eja ta krijojmë por vetëm e vetem me vlera. Mbi këtë bazë mendoj se ja vlen të bashkohesh me krijues të tjerë, në mos tërhiqu në një qoshe sepse vetmia është fort e dobishmë se bashkësia e atyre që mungesen e talentit e kompensojnë me intriga e ligësi.Ky lloj grupimi estetik , mendoj unë, nuk do të kishte protokolle, as mbledhje e as zgjedhje. Dhe kryetar nderi mbetet të jetë më i vjetri në moshe, një lloj dekani, sepse çdo poet është i barabartë në mes të barabartëve. Tërë qëllimi është të kordinohen veprime për të afirmuar vlera qoftë brenda dhe jashtë grupit, natyrisht do të ftoheshin në pjesmarrje e veprimtari plot të tjerë pasionantë të letërsisë, gjithnjë duke patur prioritet kualitete letrare, ata që artin poetik para së gjithash e kanë përkushtim deri në dhëmbje. Fakti që edhe me rastin e krijimit të "Degës së blertë" ndokush po përpiqet të afishoj vetën ende pa u krijuar ky grupim, në përpjekje mesaduket për ta tërhequr pas kalit të vet, e për ta kundërvënë ndaj të tjerëve, shoqata a individë qofshin, nuk është shënjë e mirë. Kjo tregon se mbahemi me mish e me shpirt në mentalitetin e shoqatave të cilat tek njera-tjetra shohin kundërshtarë, madje dhe armiq. Dhe këta njerëz me frymë luftënxitëse quhen a vetquhen shkrimtarë?.... Ndoshta edhe janë! Por veç si shumë talent po shpenzojnë me makinacione e fjalomani publike.
Gjithësesi, "Dega e blertë" e krijuesve të Selanikut qoftë një klub miqësh, një grupim i hapur, që të mos hezitojë të bashkpunojë me krijues e grupime të tjera sepse klubet e shkrimtareve nuk janë shtabe lufte por forume paqeje. Le të jetë kjo vath në vesh për ca ish miq krijues të Athinës, që edhe pse në mërgimin e halleve, po shkrijnë plorët për të bërë shpata. Në ardhtë puna deri këtu, mjerë letërsia që krijojmë! Mos o Zot!

2 mars 2008.